VESHTRIME
 

RREGULLAT E THJESHTA TE TREGUT PERSERI DO TA RREGULLOJNE SHOQERINE CIVILE

 

Per shoqerine civile ne Maqedoni eshte diskutuar shume here deri me tani, prandaj besoj se edhe analiza ime ketu nuk eshte teresisht e re. 

Ne mjedisin e ndryshuar politik dhe ekonomia ne Maqedonine e pavarur ne vitet e hershme te 90-ve, shoqeria civile nuk mbeti imune ne proceset e pergjithshme shoqerore. Interpretimet e reja te demokracise dhe te drejtat e njeriut te cilat ngadale, por me siguri hune ne vendin tone dhe e ndryshuan te menduarit tone u reflektuan edhe ne vete natyren e shoqerise civile. Gati brenda nates ishim deshmitare te dukurise se numrit te madh te organizatave te reja qytetare – te drejta te njeriut, te drejtat e pakicave, te drejtat reproduktive, mbrojtja e ambientit, aktivizimi qytetar, pjesemarrja qytetare ne miratimin e vendimeve... Tani mund te themi se keto koncepte te reja moderne vecme u akomoduan ne jeten tone te perditshme. 

Por, nga kjo pike, duke shikuar neper filtrin e pesembedhjete viteve te fundit, edhe krahas koncepteve te lartpermendura te cilat ishin kapisja iniciale, ne Maqedoni ka shume shoqeri civile autoktone. Per fat te keq, shoqeria civile i eshte nenshtruar rregullave te thjeshta te tregut te ofertes dhe kerkeses. Mungesa e fondeve donatore dhe gjendja e veshtire ekonomike be vend, bashke me shkallen e larte kronike te papunesise e shnderruan shoqerine civile ne treg alternativ te forces se punes. Me shpesh, aktiviste te shoqerise civile ishin njerez te cilet thjesht kerkonin vend pune ose te ardhura, e jo idealiste te cilet deshirojne te promovojne ndryshime te verteta shoqerore. Apatia e pergjithshme e shoqerise maqedonase u reflektua edhe ne sektorin civil dhe ne ate pame shume predikues, ndersa me pak besimtare. 

Nga pozita ime e njeriut i cili perdite eshte ne kontakt te drejtperdrejte me organizatat ne sektorin civil, mund te them dicka per kete situate. Kur Ambasada e Holandes per here te pare pati oferte publike per projekte ne fushen e kultures dhe zhvillimit ne vitin 2004, u vershuam nga 450 propozim projekte, nga gjithe vendi dhe nga organizata te ndryshme, prej te cilave disa asnjehere me pare nuk jane marre me temen e pergjithshme te programit tone. Pervec kesaj, Ambasada rregullisht merr nga dhjetera propozim projekte ne jave per fondin e vet te kufizuar per projekte te vogla. 

Megjithate, duket se rregullat e thjeshta te tregut perseri do ta rregullojne shoqerine civile – donatore ka sa shkon e me pak, vecanerisht ata me fonde per projekte te vogla. Edhe pse shumica do te pohojne se pikerisht fondet e vogla jane me te nevojshmet, mendoj se ceshmeja e donatoreve do te thahet, njerezit duhet te zgjohen nga apatia e tyre dhe te perpiqen te kthehen drejt burimeve te vendit. Keshtu, ceshtja kryesore do te shnderrohet nga: “Cilit donator do t’i drejtoheni per te holla?” ne “Cfare mund te bejme ne vete per kete?”. Ndersa kjo eshte rendesia e fundit dhe fuqia e vertete e shoqerise civile – te mos krijohen aktivitete per mbijetese financiare, por ta levize dhe ta tunde rrethinen e vet qe te sjelle ndryshime pozitive, e keshtu t’i zgjoje bashkeqytetaret e vet nga dremka e tyre apatike. 

Per ne si donatore te cilet jane akoma aktiv, pas gjithe ketyre viteve te financimit te projekteve te vogla dhe te medha, erdhi koha t’i shqyrtojme prioritetet tona. Duke mesuar nga e kaluara, duhet t’i shohim ato organizata te cilat kane arritur te pozicionohen si aktor relevant ne shoqerine maqedonase. Jane ato organizata qe kane vizion te qarte per veten dhe mision te qarte per ate cfare deshirojne te arrijne. Keto jane organizata qe asnjehere nuk kane qene “luledielli” te cilet e kane ndjekur levizjen e fondeve te donatoreve, por u kane mbetur besimtare qellimeve te veta dhe kane vazhduar t’i realizojne me energji dhe me integritet. Qe te mbesin te sy i zgjuar i opinionit dhe te vazhdojne t’i paraqesin interesat e verteta te qytetareve, qofte ato zgjedhje fer dhe demokratike ose lufta kunder korrupsionit, ketyre organizatave u duhet mbeshtetje neutrale politike. Prandaj Ambasada e Holandes me shume do te drejtohet ndaj mbeshtetjes programore – ajo ua jep fleksibilitetin e nevojshem dhe sigurine organizatave kur behet fjale per zbatimin e aktiviteteve te tyre te rregullta, e njekohesisht i promovon proceset afatmesme te forcimit te brendshem te ketyre organizatave, si planifikimi afatmesem dhe kontrolli e monitoringu i brendshem. Besoj se kjo eshte rruga e vertete qe duhet te ndiqet dhe se ne fund kjo do te sjelle deri te shoqeria civile me e konsoliduar dhe me e fuqishme.

 

Elizabeta Bakovska

 

(autorja eshte keshilltare per zhvillim ne Ambasaden e Mbreterise se Holandes)