SI DERI TE AKTIVITETE TE SUKSESSHME “MULTI-KULTI” A KA PERKTHIM?!
Ne kete pjese te serialit per “Si deri te aktivitete te suksesshme multi-kulti”, do te deshiroja te perqendrohem ne perdorimin e gjuheve te bashkesive te tjera ne aktivitetet projektuese, sepse has me menyra dhe qasje te ndryshme ne zgjidhjen e kesaj ceshtje.
Koheve te fundit gjuha shume shpesh aktualizohet si problem sa fillojme me zbatimin e aktiviteteve tona kryesore (seminare, konferenca, debate etj.) Ne ekipet tona punuese te angazhuar per zbatimin e ndonje projekti ky nuk mund te llogaritet si problem i madh sepse pengesat e tilla eliminohen me ndihmen e vetedijes dhe mendjes se shendoshe, qe automatikisht do t’i racionalizoje mjetet dhe energjine dhe te perqendrohet ne arritjen e rezultateve. Nese kjo energji nuk drejtohet nga ekipet e vogla punuese, do te duhet me shume t’u kushtohet vemendje me vone kur ekipi do te pergjigjet nevojave te grupit qellimor. Zgjidhja e ketij problemi nuk eshte njelloj nese paraqitet ne ekip te vogel ose mes perfaqesuesve te grupeve tona qellimore.
Si ballafaqohem une me problemin e gjuhes. Se pari, mendoj se secili qe punon ne cfaredo qofte projekti, i cili perfshin edhe bashkesi te ndryshme, plotesisht duhet te jete i vetedijshem per kontekstin politik si dhe per rrethimin kulturor dhe social per momentin. E dyta, gjate paraqitjes se ketij problemi do te duhej t’i veme “thjerrat” e vecanta, te cilat do ta potencojme problemin ashtu qe do te marrin fotografi te qarte per menyren per zgjidhjen e drejte te tij. E treta, gjate paraqitjes se problemeve sic eshte perdorimi i gjuheve dhe zbatimi, ne duhet te kemi tendence qe ta zgjidhim sa me shpejte qe mos te mbeshtetet nga ana e anetareve te grupit qellimor te cilet kane marredhenie ambivalent ndaj tij. Dhe ketu me te vertete mund te shihet mundesia qe te perforcohet lidhja me ata qe kane qendrim ambivalent dhe normalisht neutralizimi dhe relaksimi i njerezve me pozita dhe qendrime ekstreme ndaj zgjidhjes se problemit.
Shume nga pjesemarresit do te kerkojne mbeshtetjen institucionale, dhe ketu ju nuk do te keni mundesi qe te manovroni sepse nuk do te mund t’i kunderviheni te drejtes se nje njeriu qe te kerkoje te perdor perkthim kur ekziston kornize e tille institucionale. Ajo qe mund te behet eshte te zhvendosen marredheniet nga korniza institucionale drejt dicka me praktike, me 3efikase, ekonomike, pse dhe jo personale.
Do te duhej te parashihet paraqitja e problemit te tille edhe para fillimit te aktiviteteve tona. Po ashtu, eshte shume normale qe te pritet qe problemi i tille te paraqitet nga ana e bashkesive me te vogla etnike, te cilet me kornizen e re juridike kane mundesi ta perdorin gjuhen e tyre amtare, te cilen nje kohe te gjate nuk kane mundur ta perdorin ne rrethimin formal. Dhe ata gjithnje do te mbeshteten ne kete te drejte sepse jo vetem qe paraqet arritje te gjeneratave te tyre, por edhe pse secili do t’i gezohej dicka qe e ka per here te pare.
Qe dikush te beje “kercim” nga te menduarit per formalitetin ne te menduarit racional, do te duhet te nxitet qe me realisht t’i shohe mundesite. Ndonjehere do te duhet te afroheni aq shume deri te personaliteti, qe me te vertete ta ndjeni se kujdeseni per problemin.
Nga pervoja personale do te kisha thene se deshiroj ta perdor gjuhen amtare cdo kund ku kam rast, edhe pse i njoh shumicen e gjuheve qe perdoren ketu te ne ne Maqedoni. Ajo qe me dekurajon eshte momenti kur gezimi im femijeror shnderrohet ne merzi. Keto jane castet kur fjaline e njejte e degjoj nga disa here ne gjuhe te njejte. Dhe kjo merr shume kohe, behet e merzitshme, si per mua qe i njoh gjuhet, ashtu edhe per ata te cilet e presin rendin per perkthimin e “tyre”. Dhe gjithsesi kjo do te ishte e dobishme nese shkoja ne konference qe t’i mesoj permendsh fjalite e pjesemarresve te ndryshem. Por une shkoj qe t’i kuptoj, t’i kuptoj mesazhet e tyre te cilat percillen dhe te jem kryes aktiv ne te gjitha proceset e parapara ne nje konference. Prandaj edhe personalisht nuk deshiroj te perdor perkthim per gjuhet te cilat i njoh. Ajo qe do te me intrigonte eshte kur dikush do te me pengoje te shprehem ne menyren e cila per paraqet te drejte. Nese viheni ne lekuren time mund ta paramendoni ne sa qindra menyra do te vepronit ne ato momente...
Ky mendim im personal mendoj se me ndihmoi qe t’i zgjidh problemet rreth gjuheve ne menyre te mjaftueshme per pjesemarresit e seminareve te mia dhe per mua personalisht. Ate qe gjithnje e kam parasysh gjate zgjidhjes te ndonje problemi te ketille eshte te kem plan rezerve. Te sigurohem se gjate perpjekjes se pasuksesshme mund te pergjigjem ndaj nevojave te pjesemarresve me sigurimin e perkthimit vecanerisht per ata. Kam qene deshmitar i aktiviteteve te organizatave te ndryshme qytetare te cilat gjate paraqitjes se nje problemi te ketille e kane argumentuar me faktin se nuk kane mjete te mjaftueshme qe te sigurojne perkthim. Mendoj se kjo paraqet huqje te plote.
Ne perditshmeri kam verejtur dukuri te cilat me bejne optimist se te gjithe do te fillojme te mendojme me racionalisht, me ekonomikisht dhe me efikas, kur behet fjale per perdorimin e gjuheve amtare ne aktivitetet tona projektuese. Sinjal i mire se menyra ime e te menduarit eshte e sakte, si e para eshte fakti se edhe politikanet ne parlament dhe ne qeveri ngadale kane filluar te mos jene aq kategorik ne perdorimin e kesaj te drejte te tyre dhe tonen. Nga ana tjeter, shume maqedonas kane filluar ta mesojne gjuhen shqipe. Ajo qe me frikeson eshte krijimi i vakumit ne kohe, nga afrimi nderkulturor ku te gjeneratat e reja do te jene plotesisht te pastruara nga njohja e gjuheve te tjereve.
Edhe krahas rekomandimeve te mia si te ballafaqoheni me perkthimin, ju gjithnje duhet te jeni te pergatitur per zhgenjim te madh, sepse megjithate behet fjale per karaktere te ndryshme individuale. Edhe mua me ka ndodhur qe nje pjesemarres ne seminarin tim te mos jete i kenaqur nga ajo qe mundohesha t’i racionalizoj kohen dhe te hollat. Nga ana tjeter me ka ndodhur qe personat e tille te me falenderohen ne fund t seminarit sepse u kam dhene mundesi qe ta persosin gjuhen e “te tjereve”.
Albert Hani, trajnues per menaxhim me konflikte
|
|