ORGANIZATAT QYTETARE, AKTIVE NE PROCESIN ARSIMOR

FEMIJET MES PROJEKTEVE MESOJNE PER EKOLOGJINE, PER TE DREJTAT E TYRE DHE PER ZGJIDHJEN E KONFLIKTEVE

Ne institucionet maqedonase arsimore ne kete moment zbatohen nje numer i madh i projekteve te organizatave te qytetareve. Me shpesh keto jane projekte per mbrojtjen e te drejtave te femijeve, per ekologjine, per trajnime te ndryshme dhe per afrimin e dallimeve mes femijeve ne shkolla etnikisht te perziera. Nepermjet Byrose per zhvillimin e arsimit, institucion shteteror i cili eshte ne kuader te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, zbatohen numri me i madh i projekteve, mes te cilave edhe ato per arsimimin e gjimnazisteve rome, ku gjenden module per realizimin e mesimit ne menyre krijuese. Nepermjet Organizates se Konsumatoreve te Maqedonise u realizua projekti per mbrojtjen e femijeve-konsumatore, ndersa nepermjet Qendres Maqedonase per Arsimim Qytetar projekti per arsimim qytetar te femijeve. Qendra per Zgjidhjen e Konflikteve e zbatoi projektin “Te njejte, te ngjashem, te ndryshem” ne shkolla te perziera etnike ne gjithe shtetin, me qellim te permiresimit te marredhenieve etnike dhe zvogelimin e dallimeve mes femijeve. Ne temen e njejte u realizua edhe projekti “Shkolla nen rrezik”, qellimi i te cilit ishte relaksimi i marredhenieve ne situaten pas konfliktit ne shtetin tone. Organizata OHO vecme disa vite e zbaton projektin edukativo-ekologjik “Nuk kemi planete rezerve”.
 

Projektet vijne ne Byrone per Zhvillimin e Arsimit

Ne Byrone per Zhvillimin e Arsimit thone se deri me tani te gjitha projektet e paraqitura te cilat kane pasur mesazh pozitiv per femijet dhe te cilat jane vleresuar ne dobi te zhvillimit te me te vegjelve dhe ne pajtim me Programin nacional, jane pranuar. Byroja per Zhvillimin e Arsimit e jep mendimin e vet te cilin e dergon deri te Ministria e Arsimit dhe me nenshkrimin e te cileve miratohet realizimi. 

“Nese ministria mendon se projekti eshte i mire dhe ne dobi te zhvillimit pozitiv te femijeve ose arsimtareve, nese eshte i dedikuar per ata, gjithnje merr drite te gjelber. Ato jane relativisht numer i vogel i kerkesave, per te cilat formohet komisioni i cili e jep mendimin pozitiv ose negativ. Mendim kerkohet edhe nga Byroja. Me se shpeshti kerkesat e organizatave qytetare jane te drejtuara nga realizimi i projektit, e jo edhe drejt kerkeses se ndihmes financiare. Ata materialet i dorezojne deri te arkivi i ministrise, pas cka shkojne deri te shqyrtimi nga ana e personave kompetent, keshillohen edhe udheheqesit per arsim fillor ose te mesem, ndersa vendimi perfundimtar sillet nga ana e ministrit. Pasi qe projektet nuk jane te vazhdueshme dhe parashtrohen individualisht, nuk ka organ te vecante ne ministri qe vazhdimisht do te punonte me projekte te organizatave joqeveritare. Ne ministri ka qendrim pozitiv ndaj aktiviteteve te ketyre organizatave dhe ata asnjehere nuk hasin ne rezistence ose refuzim, ne te kunderten pjesa me e madhe eshte pranuar dhe jane realizuar”, thote Suzana Xhamtovska, zedhenese ne Ministrine e Arsimit.
 

“Nuk kemi planete rezerve” filloi ne vitin 1998

Projekti “Nuk kemi planete rezerve” e organizates qytetare OHO filloi ne vitin 1998 me kalendaret e dedikuar per femijet nga klasa e peste deri ne te teten, ne bashkepunim me Byrone per Zhvillimin e Arsimit, prej ku arriti edhe mendimi i pare pozitiv per gjithe projektin. Para se ta marrin femijet kalendarin, ai kaloi neper shume filtra ne Byro dhe Ministrine e Arsimit, ku shihej vlera e tij edukative si material didaktik. Byroja e kreu distribuimin e kalendareve ne shkolla, te cilet ne fillim ishin vetem disa, ndersa sot jane perfshire te gjitha shkollat ne Maqedoni dhe nje pjese e madhe e shkollave fillore ne Serbi dhe Malin e Zi. Kalendari eshte mjet i perdorshem didaktik, mesazhet dhe vizatimet jane te permbajtura, ndersa cilesia eshte ana me e forte e tij ku i trasohet rruga deri te qellimi i fundit, nxenesit e shkollave fillore. Eko-kalendari, por edhe materialet tjera ne programin e njejte te organizates qytetare OHO, si memoria, dominoja dhe tjera, te cilat jane inkuadruar gjate disa viteve te fundit paraqiten si materiale per arsimim ekologjik ne arsimin tone.

 “Qe nga viti 1998 gati cdo vit sjellim nga ndonje risi ne programin tone dhe e kalojme te njejten procedure te vleresimit te cilesise. Deri me tani kemi bashkepunim te mire me Byrone dhe shume shpesh kemi hasur ne pengesa. Keto me se shpeshti kane qene individe te interesuar te cilet as qe jane orvatur te hyne ne thelbin e projekteve tona dhe ta shohin vleren e tyre te vertete. Ne shumicen e rasteve kemi hasur ne pranim pozitiv dhe reagime, edhe krahas asaj qe gjate viteve te fundit u nderruan disa struktura te punesuarve dhe udheheqes edhe ne Byro edhe ne Ministri. Une gjithnje deshiroj ta degjoj mendimin e eksperteve ne Byro sepse kritika e tyre, pozitive ose negative, eshte relevante per mua. Projekti eshte pranuar edhe nga arsimtaret te cilet kontaktojne me ne, kerkojne materiale te reja, japin ideja per bashkepunim me te madh, qe do te thote se definitivisht jemi kuptuar seriozisht nga ata”, thote Aleksandra Mladenovska, drejtoreshe e programit. Ajo sqaroi se nepermjet kontakteve personale me kolege nga organizatat qytetare ne shtet fqinje, programi e ka gjetur vendin e vet edhe ne sistemin arsimor ne Serbi e Malin e Zi. Programi po realizohet ne 7 qytete, ndersa vitin e ardhshem presim qe te dyfishohet numri i materialeve te shfrytezuara didaktike. “Ne Serbi se pari kerkuam kontakt me Ministrine e Arsimit, shkuam ne bisedime, ku u pranuam shume mire dhe projekti yne u vleresua shkelqyeshem, pas cka menjehere filloi te realizohet si projekt nderkombetar. Duhet te potencoj se cilesia e materialeve dhe i gjithe projekti edhe ketu ishte faktori kryesor dhe nuk kishte nevoje nga bindja”, theksoi Mladenovska. Sipas saj, problemi me organizatat qytetare dhe pranimin e projekteve te tyre eshte ne ate se ata nuk kane kurrfare mbeshtetje dhe per secilin projekt te ri duhet nga fillimi te paraqitemi me angazhim te madh, qe kerkon energji te madhe qe te shohin njerezit vleren e vertete te prodhimit perfundimtar. “Gjithnje kur duhet te prezantohemi, materialet i dergojme ne Byrone e Arsimit ku presim pergjigje me verejtjet e tyre dhe propozimet. Pastaj organizojme takim ku shqyrtohen qendrimet e tyre dhe tonat dhe definohet pasqyra definitive e projektit. Mendimin ndonjehere e marrim shpejt,  e ndonjehere duhet te pritet me gjate. Mendoj se per projektet te cilat zhvillohen ne vazhdimesi deh jane treguar si cilesore duhet mbeshtetje me e madhe institucionale. Bukuria e “Nuk kemi planete rezerve”, sqaron Mladenovska, qendron aty se eshte larg politikes dhe eshte projekt i vertete nderkombetar, personazhet jane te disejnuar ne ate menyre qe femijet te mund t’i identifikojne lehte pa marre parasysh te moshes, perkatesise etnike ose gjinise. Ky eshte prodhim i pergjithshem maqedonas i cili eksportohet jashte vendit”.
 

Edhe femijet edhe nxenesit arsimohen per konsumatore te ardhshem

Me qellim qe te zhvillohet vetedija konsumuese dhe sjellja konsumuese, si dhe per shkak te njoftimit te konsumatoreve te rinj me te drejtat e tyre dhe pergjegjesite, Organizata e Konsumatoreve te Maqedonise e realizoi projektin “Hapat e para drejt informimit dhe edukimit te femijeve si konsumatore ne Republiken e Maqedonise”, ne bashkepunim  me Lidhjen e Punetoreve Arsimor ne Republiken e Maqedonise. Per kete qellim u formua ekipi hulumtues me dy grupe qellimore per arsimin parashkollor dhe per ate fillor, per shkak te shqyrtimit te aspekteve te vecanta ne arsimimin e femijeve dhe te nxenesve si konsumatore. Nga projekti dolen disa publikime “Edhe ne jemi konsumues” – reviste me piktura e dedikuar per femijet e moshes parashkollore, dhe “Femija konsumues” – broshure per nxenesit ne shkollen fillore.

“Reagimet pozitive per mbeshtetjen e aktiviteteve projektore arriten vetem nga Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe nga Byroja per Zhvillimin e Arsimit, pas cka revista me piktura dhe broshura u promovuan ne shume institucione parashkollore, ne shkollat fillore dhe ne disa fakultete pedagogjike ne Maqedoni. Ne vazhdimesi me keto aktivitete ne planin e edukimit te femijeve dhe te nxenesve si konsumues do ta permendim projektin Jomag, mes te cilit me edukim ishin perfshire edhe nxenesit dhe profesoret nga shkollat e mesme. Somag.net eshte magazine on-line, ku nxenesit nga shkollat e mesme ne Evrope shkruajne tema nga fusha te aferta me problematiken e konsumatoreve. Nga Maqedonia ne menyre aktive u inkuadruan dy shkolla te mesme, edhe ate ‘Rade Jovcevski-Korcagin’ dhe ‘Gjorgji Dimitrov’. Te dy shkollat treguan rezultatet te shkelqyeshme dhe iu dha mirenjohje publike ne Seminarin per arsimtare dhe nxenes ne Berlin”, thote Elizabeta Spiridonova nga departamenti per informim i OKM. Ajo paralajmeroi se po perpunohet edhe doracaku ne bashkepunim me Byrone per Zhvillimin e Arsimit, edukatore nga institucione parashkollore, arsimtare nga shkollat fillore, eksperte nga fusha juridike dhe didaktiko-metodiste. Ai duhet t’i njoftoje femijet me problematiken e konsumatoreve, por edhe te sherbeje si ndihmese e pare metodike per organizimin e aktiviteteve edukativo-arsimore dhe te arsimtareve.