Debat i shoqerise globale qytetare
Dhenia e llogarise dhe pergjegjesia per rezultatet e arritura
Kush duhet te jete i pergjegjshem dhe te jape llogari? Pse eshte e nevojshme kjo? Ndaj kujt duhet te japim llogari? Organizatat qytetare a e praktikojne ate qe e predikojne? Keto ishin vetem nje pjese nga pyetjet te cilave me shume se 1.000 perfaqesues te shoqerise civile nga me shume se 100 vende nga gjithe bota diskutuan dhe kerkuan pergjigje, nga 23 deri me 27 maj te vitit 2007, ne kuader te Kuvendit te 7-te Boteror te CIVIKUS, qe u mbajt ne Glasgou, Skoci.
CIVIKUS – Aleanca boterore per pjesemarrje qytetare eshte rrjet nderkombetar i organizatave qytetare, te vilat punojne ne nivel lokal, nacional, rajonal dhe global. Eshte themeluar ne vitin 1993 ne Uashington DC, ndersa tani me seli gjendet ne Johanesburg, Afrika e Jugut.
CIVIKUS angazhohet qe ta nxise, zhvilloje dhe forcoje aksionin qytetar dhe shoqerine qytetare gjithkund ne bote, vecanerisht atje ku demokracia pjesemarrese dhe liria e qytetareve per shoqerim eshte e kercenuar.
Kuvendi boteror i CIVIKUS eshte nje nga tubimet me te medha nderkombetare te shoqerise civile, qe i mobilizon qindra praktikante, aktiviste dhe hulumtues te shoqerise civile, qe perpiqet te krijoje nje mundesi te vetme ku ata u afrohen donatoreve, qeverive, bizneseve dhe mediumeve qe te bejne ndryshime ne jeten e njerezve ne bote.
Teme bartese e ngjarjes ishte “Dhenia e llogarise dhe pergjegjesia per arritjen e rezultateve” dhe te gjitha ngjarjet qe ndodhen gjate ketyre 5 diteve dinamike ishin fokusuar ne aspekte te caktuara ne kete teme: “Dhenia e llogarise dhe pergjegjesia e shoqerise civile”, “Dhenia e llogarise dhe pergjegjesia e mediumeve”, “Pergjegjesia korporatave”, “Kerkimi i pergjegjesise nga pushteti”, “Pergjegjesia ne organizata te bazuara ne anetaresi”, “Llogaria e institucioneve nderkombetare financiare” etj. Keto ceshtje u perpunuan neper 80 ngjarje qe kishin forme te ndryshme nga sesione plenare dhe panel diskutime, punetori dhe punetori trajnimi, deri ne vizita organizatave te ndryshme lokale, institucioneve dhe projekteve.
Ne sesionin e pare plenar, me titull “Dhenia e llogarise: Ndaj kujt dhe per cka?”, qe u mbajt ne sallen e plote kryesore te Qendres ekspozuese dhe te konferences ne Glasgou, u nxit analiza e terminit “llogari”: cfare do te thote, por jo nga aspekti i definicionit teorik, por si ai praktikisht kuptohet nga bartes te ndryshem te fuqise dhe si i njejti mund te forcohet ne sektore te ndryshem te shoqerise.
Aleksandro Litovski nga “think-thank” organizata globale “Akauntabiliti” (AccountAbility) perfaqesonte te kuptuarit e gjere te ketij termini dhe mendon se kryesisht zhvillimi ne baze eshte pergjegjesi dhe dhenia e llogarise: “Permiresimi i rezultateve nga puna zhvillimore ne thelb eshte drejtperdrejt e lidhur me ata qe kane qasje deri te marrja e vendimeve. Zhvillimi mund te ndodh vetem me transformimin e menyres se ndarjes se fuqise, e pastaj edhe referimi ne te qe te jete pergjegjese dhe te jap llogari. Dhenia e llogarise eshte vetem civilizimi i fuqise”, tha ai.
Udheheqja pjesemarrese eshte sinonim per udheheqje me pergjegjesi Para fillimit te kuvendit, me 22 dhe 23 maj, ne Glasgou, u mbajt punetoria Breinstroming per udheheqje pjesemarrese.
Para disa viteve CIVIKUS e zbatoi Programin per udheheqje pjesemarrese me qellim qe ta promovoje demokratizimin dhe ta forcoje zerin e shoqerise civile ne proceset e vendim marrjeve. Civikus e pergatiti fazen e ardhshme te ketij programi. Per kete shkak, u organizua punetoria breistroming, qe duhej t’i vertetoje drejtimet per formulimin e metejshem te programit. Ne punetorine moren pjese perfaqesues te institucioneve qeveritare, organizatave nderkombetare, institucioneve hulumtuese dhe organizatave qytetare nga me shume vende nga gjithe bota.
Qellimi i punetorise ishte te identifikohen sfidat kyce dhe mundesite per udheheqje pjesemarrese, te grumbullohen praktikat me te mira dhe te hulumtohen strategjite e mundshme per promovim dhe ndertimin e kapaciteteve te shoqerise qytetare per udheheqje pjesemarrese. Ne kete punetori ekipi i Civikusit e prezantoi konceptin e programit te ardhshem, qe kryesisht do te fokusohet ne rrjetezimin, shkembimin e praktikave dhe ndertimin e kapaciteteve te shoqerise qytetare, me qellim kjo me sukses te ndikoje dhe kontribuoje drejt udheheqjes pjesemarrese.
Dhenia e llogarise se organizatave qytetare Per dhenien e llogarise te vete organizatave qytetare diskutohej ne me shume sesione plenare dhe trajnimet dhe punetorite posacerisht te pergatitura. Diskutimet preken me shume se qe ishte e nevojshme vetem qe te plotesohen kerkesat formale te donatoreve, me te cilet organizatat kane marreveshje. U tregua se ka nevoje qe te prezantohet pergjegjesia e procedurave te brendshme per udheheqje. Organizatat qytetare ne gjithe boten sulmohen nga aktoret tjere, para se gjithash pushteti, se perfaqesuesit e shoqerise qytetare nuk jane zgjedhur dhe atehere mbi cfare baze i perfaqesojne te tjeret. Kjo e parashtron pyetjen per legjitimitet, perfaqesim dhe vete rregullim.
David Bonbrit, drejtor ekzekutiv i Kostoun (Keystone) – organizate nga Britania e Madhe, qe punon ne dhenien e llogarise se organizatave qytetare, ishte nje nder ata qe mbajten fjale ne me shume sesione dhe pergatiti koncept-dokument me titull “T’i pergjigjemi vetes: dhenia e llogarise se organizatave qytetare”, qe ishte baze dhe nxitje per nje sere diskutimesh. Ai theksoi se dhenia e llogarise se organizatave qytetare eshte definuar me arsyen per ekzistimin e tyre: te nxisin perfitim te qarte per shoqerine me ate qe do t’u sherbejne te tjereve, e jo vetes. Sipas tij, legjitimiteti del nga angazhimi dhe pergjigja ndaj nevojave atyre qe u sherbejne, nga integriteti i tyre etik dhe efikasiteti ne realizimin e misionit te tyre.
U promovua vellimi i pare nga Anketa globale per situaten e shoqerise qytetare
Ne kete botim jane perfshire rezymete nga raportet nga Indeksi per shoqerine civile per 44 vende. Indeksi per shoqerine civile eshte projekt hulumtues, i cili ne vendet te cilat moren pjese u zbatua sipas nje metodologjie nga ana e partnereve nacional te CIVIKUSIT. Ky hulumtim e vlereson situaten e shoqerise civile nga aspekti i struktures se tij, rrethines ku vepron, vlerat qe i praktikon dhe i promovon dhe ndikimin qe e realizon ne nivel shoqeror.
Ky botim ka per qellim ta ngreje vetedijen ne nivel global per rolet, anet e fuqishme dhe dobesite e shoqerise civile ne bote. Ky publikim ne 10 faqe eshte perfshire edhe rezymeja e raportit per Maqedonine e pergatitur nga Qendra Maqedonase per Bashkepunim Nderkombetar.
Anketa globale per situaten e shoqerise civile nxiti diskutim ne me shume punetori, ndersa ne njeren prej tyre perfaqesuesit e organizatave-koordinatoret nacional nga me shume shtete i prezantuan pervojat nga zbatimi i tij, sfidat me te cilat jane ballafaquar dhe mundesite qe i hap hulumtimi. Rreth 200 organizata nga Skocia, Anglia dhe nga Irlanda Veriore gjate ngjarjes dhe ne veper u dhane llogari grupeve te tyre qellimore, duke i prezantuar para opinionit lokal dhe boteror programet e tyre, raportet dhe aktivitetet ne ekspoziten e organizuar ne Panairin e organizatave vullnetare, qe u mbajt paralelisht me pjesen e forumit.
Dhenia e llogarise ne nivel global
Dhenia e llogarise e institucioneve globale dhe organizatave qytetare nderkombetare ishte teme e diskutimeve. U prezantuan rezultatet nga Raporti global per dhenien e llogarise per vitin 2006 dhe perpjekjet qe behen per promovimin e dhenies se llogarise ne nivel global. Perkunder rezistences drejt globalizimit, vendim marrjet qe e tejkalojne nivelin nacional behet realitet i pashmangshem i perditshem. Lidhjet globale cdo dite intensifikohen mes tregtise, financave dhe komunikimeve. Autoritetet nacionale tashme pavaresisht nuk mund t’i zgjidhin problemet, sic jane ndryshimet klimatike dhe varferia qe ne vete jane globale. Rreth ketyre ceshtjeve bashkohet nje numer i madh i organizatave nderqeveritare, joqeveritare dhe te tjera, te cilat kane fuqi te madhe ne skenen globale. Megjithate, dhenia e llogarise e pamjaftueshme te ketyre organizatave pikerisht ndaj bashkesive, nevojat e te cilave adresohen, ndikon ne efikasitetin e tyre.
U hap ceshtja se cfare roli mund te kene organizatat qytetare ne rritjen e dhenies se llogarise se Kombeve te Bashkuara, vecanerisht dialogu mes organizatave qytetare dhe KB-ve, qe mbahet mes strukturave te KB-ve per lidhje me OJQ-te e vendosur per kete qellim.
Ne nje punetori u be reflektim i “Kartes per dhenien e llogarise” e miratuar nga 15 OJQ nderkombetare, ne qershor te vitit 2006. U prezantuan qellimet e saja, permbajtja dhe procesi i konceptualizimit te tij, ndersa nje pjese nga organizatat nenshkruese nga perspektiva e tyre i theksuan implikimet e tyre pas aplikimit prej nje viti.
Suncica Sazdovska,
Udheheqese ne departamentin per shoqeri civile dhe demokraci, QMBN
|
|