Ndryshimet ne sistemin e arsimit

TE MESUARIT E PERJETSHEM SI POLITIKE

Neda Maleska – Sacmaroska, bashkepunetore ne projekte/trajnuese ne QMBN

Nga fundi i viteve 80 dhe fillimi i viteve te 90 te shekullit XX, ne bote filloi reforma e re e shkollave, qellimi i te ciles ishte ndertimi i sistemit me efikas dhe me konkurrues arsimor. Ndryshimet ne sistemin e arsimit u iniciuan nga proceset aktuale ne planin shoqeroro-politik, ekonomik dhe teknologjike-teknik dhe kane te bejne ne menyre te barabarte edhe ne arsimin formal dhe joformal.

Njeherit, ndryshimet ne tregun e punes, ekonomine globale, konkurrencen e pameshirshme, oferten dhe kerkesen te cilat e diktojne tregun dhe trendet e reja e teknologjia informatike sjellin deri te perjashtimi social i grupeve te caktuara te margjinalizuara nga rrjedhat dhe mundesite kryesore.  Ajo qe per vendet e zhvilluara imponohet si pyetje eshte si ne kete konstalacion te marredhenieve te sigurojme inkluzion social, dialog me aktoret relevante, duke ditur se arsimi eshte i lidhur ngushte  me varferine dhe na shpie drejt prosperitetit te vendit. Nese themi se menyra kryesore per tejkalimin e varferise eshte inkuadrimi ne tregun e punes, rritja e produktivitetit mund te permiresohet nepermjet edukimit dhe trajnimit. Ne kete menyre permiresohet kompetenca e tregut dhe zvogelohet pabarazia. Arsimi dhe trajnimi i perforcon individet dhe mundesine e tyre per punesim dhe krijon kapacitet t’u pergjigjen mundesive te tregut. Megjithate, njerezit ne kategorine e te varferve ballafaqohen me shume probleme ne qasjen deri te aftesimi profesional dhe trajnimi. Mungojne informata per mundesine per trajnim dhe ndonjehere eshte pamundesuar qasja si rezultat i barrierave kulturore.

Pikerisht ne kete kontekst, viti 1996 u shpall si vit evropian i te mesuarit te perjetshem, i cili mes tjerash, pati per qellim “prosperitet ekonomik neper edukimin/te mesuarit e vazhdueshem”, vecanerisht dedikimi per te rriturit.

Ne thelb, pjesa me e madhe e punedhenesve pane se zhvillimi, qendrueshmeria e rezultateve dhe te mesuarit shkojne bashke. Ndoshta zhvillimi me i madh i paradokohshem dhe suksesi ishin ndryshimi i qendrimeve pikerisht lidhur me te mesuarit. Tani, sot, ekziston mirekuptim i ndersjelle se zhvillimi i vazhdueshem dhe te mesuarit e vazhdueshem “Te mesuarit e perjetshem” jane te lidhura ne mes veti.

Gjate mbledhjes se Keshillit te Evropes ne Lisbone (mars 2000), Unioni Evropian e miratoi Deklaraten e Lisbones me qellime te reja strategjike ne dekaden e re: te behet ekonomi me kompetitive dhe me dinamike, e bazuar ne dituri, e cila do te jete e afte te siguroje prosperitet ekonomik me me shume vende te reja pune dhe me te mira dhe me kohezion me te mire social.

Do te thote, Deklarata e Lisbones del si rezultat i situatave ne UE, te cilat si numra do te thote me shume se 15 milione evropiane jane ende pa pune.

Ne kushte te ketilla eshte e domosdoshme qe te behen reforma edhe ekonomike edhe sociale si pjese nga strategjia pozitive, e cila do te mundesoje permiresimin e kompetitives, por edhe te kohezionit social.

Nga e gjithe kjo qe e thame me larte del se postulati kryesor i “shoqerite te bazuara ne dituri” eshte investim i njerezve dhe zhvillimi i shtetit dinamik te mireqenies. Kjo situate do te arrihet nepermjet ofertes nga te mesuarit dhe trajnimit, te pergatitura sipas nevojave te grupeve te ndryshme qellimore dhe niveleve te ndryshme nga jeta e tyre: te rinjte, te papunesuarit, te punesuarit, por dhe grupe te rrezikuara etj.

 

Organizatat qytetare dhe “te mesuarit e perjetshem”.

Lidhur me arsimin joformal, ne vendin tone gjate dhjete viteve te fundit jane hapur nje numer i madh, kryesisht, institucione private ose organizata qytetare, te cilat ofrojne arsim joformal dhe trajnime. Per fat te keq, ende nuk eshte zhvilluar sistemi i vleresimit te diturive te fituara joformale dhe kualifikime, i cili duhet te mundesoje dituri, shkathtesi dhe aftesi te fituara nepermjet formave joformale te arsimit dhe trajnimit qe te verifikohen nga ana e shtetit. Gati cdo institucion si deshmi per perkujtim te programeve joformale per arsim dhe trajnim jep certifikata ose vertetime per ndjekjen e trajnimeve.

Nga ana tjeter, per ndertimin ose vendosjen e sistemit te certifikatave eshte e nevojshme qe te pergatitet dhe te miratohet ligj per certifikata nacionale; te ndertohet sistem per vleresim dhe vleresim te trajnimeve; te miratohen akte per rregullimin e arsimit joformal dhe trajnime; te pergatitet katalog i njohurive; te percaktohen kriteret per akreditim te institucioneve per arsim joformal dhe trajnime, te vendosen menyra per dhenien e licencave etj. Keto ceshtje nuk jane zgjidhur akoma teresisht ne RM.

Tani per tani edhe RM ne menyre deklarative e permban konceptin e te mesuarit te perjetshem dhe thote se ne periudhen e ardhshme do te ndermerren te gjitha masat per forcimin e bashkepunimit mes institucioneve per arsim formal dhe institucioneve dhe formave te arsimit joformal. Ne kete fushe, Qeveria ne pyetesorin e UE-se, thote se sektori qytetar do te jete partner i kycur ne zhvillimin e arsimit dhe vendin ne pergjithesi.

 

Fjalori

Koncepti i te mesuarit te perjetshem mund te definohet si filozofi e vendosur ne shume organizata “por asnjehere nuk eshte shume shpejte, ose shume vone per mesim”.

Ky koncept nenkupton qytetare te cileve u sigurohen mundesi te ndryshme per te mesuar ne cdo moshe dhe perfshin forma te ndryshme te edukimit nga fusha e te mesuarit formal, joformal dhe informal.

Koncepti i te mesuarit te perjetshem i kuptuar si lende e politikes te nje vendi do te thote gjetjen e menyrave, krijimin e politikave dhe strategjive te qeverive per ngritjen e potencialeve te tyre ekonomike, me cka do t’i bejne aranzhmanet e tyre politike dhe sociale te barabarta dhe gjitheperfshirese per te gjitha grupet dhe njeherit do te ofrojne mundesi me te medha per vete permiresim dhe zhvillim personal te gjithe qytetareve, nepermjet formave te ndryshme te edukimit dhe te mesuarit.

Megjithate, pergjegjesia ndaj te mesuarit qendron te qytetaret.