Zvonko Shavreski
Lotoja eshte motoja jone
Para nje viti (e me shume) reagova per informimin publik per menyren dhe terminin kohor te distribuimit te mbeshtetjes qeveritare ndaj shoqatave te qytetareve. Menyra (mospasja e kritereve) ishte diskutabile, ndersa termini kohor (20 dite para zgjedhjeve) me shume se indikativ (inicioni = baze per deshmimin e vepres penale). Ndersa, me vite te tera ishte keshtu (edhe me keq) dhe vite me radhe ne “joqeveritaret) Qeveria nenkuptonte mbeshtetje (dhe zgjidhte hesapet) me cdo gje (sindikatat, luftetaret – te rinj dhe te vjeter, votat, dhe me se jo tjeter...).
Qe te mos kete huti, behet fjale per shume prej 10 deri me 15 milione denare per gjithe shoqerine civile, per gjithe vitin. Nenkuptohet, te te gjitha qeverite (edhe te kjo e tanishmja) neper buxhet do te gjeni shume me te madhe si “transfer ndaj organizatave joqeveritare” nga shume institucione qeveritare. Ne i gjetem ato pika. Por, nuk gjetem asnje zedhenes, ekspert, minister qeveritar (e as joqeveritar)... i cili do te na sqaronte se cilat jane ato organizata dhe cilat jane ato aktivitete qe i ka mbeshtetur Qeveria. Fantom, Manitu, Zagor Te-Nej? Askush nuk e di, apo nuk na tregojne, ndersa Agata akoma nuk e ka bere zbulimin e Paros!?
Me ne funs, nga qeveria e re fituam “ndryshime” ne financimin e qeverise ndaj “joqeveritareve”. Komisioni ishte per cdo respekt: me ministra dhe te tjere – te deshmuar ne politike, por jo edhe ne nivel joqeveritar. Vendimi paradoksal – financimi i organizatave, te padeshmuar ne sektorin joqeveritar, por te pademshem ne korrigjimin e ares se qeverise. Ne reagimin tim (privat) u pergjigjen se komisioni parimisht ka vendosur te mos i financoje organizatat e deshmuara, te cilet e kane me lehte te gjejne mjete. Aferim!!! Do te thote, ai i cili mundohet, mban llogari per transparencen, opinionin, anetaresine, strukturat...- te denohet. E ai i cili ka ditur/nuk e ka ditur, ka dashur/nuk ka dashur, ka mundur/nuk ka mudur – te shperblehet. Ai i cili vlen, le te gjendet, e ai cili nuk vlen – t’i ndihmojme!? Momenti fatkeq eshte se ai qe vlen edhe pa ate do te ekzistoje, ndersa ai qe nuk vlen – (sipas fjales popullore), vetem Zoti le ta ruaje. Ketu u kerkoj falje te gjitha organizatave per te cilat mendoj se jane jashte “kupit”, por kuptohet – (sipas rregulles se vjeter) perjashtimi eshte vetem vertetim i rregulles!
Por cfare eshte bere – ka kaluar. Nuk do te ngecim ne balte prapa, por pyetja eshte si ta kapercejme balten para nesh.
Lotoja!!! Kjo eshte pyetja cili eshte guri i mencurise dhe i pengimit kur behet fjale per financimin e organizatave joqeveritare, vecanerisht kur ato punojne pune me interes publik ose nga aspekti humanitar. Ne bote, vecanerisht ne ate katolik/protestant, religjioz/social eshte pranuar se “te hollat e mallkuara shkojne per te mallkuarit”, do te thote te hollat nga kumari (lojerat e fatit) duhet te distribuohen per aktivitete me interes humanitar dhe publik. Shembull: Spanja (vetem per te verberit), Argjentina deri me 100%, shumica e vendeve evropiane deri ne 50%, te ne 9%, dhe ate vetem 6 ogranizatave te personave me handikap. Te tjeret jane ne konflikt te perhershem me keto te meparshmet, ndersa strukturat qeveritare gezojne ne efektin e mencirse se vjeter romake divize et impera (ndaj e sundo). Ketu vecanerisht ndjehem i goditur (individualisht dhe nga ana e organizates) per shkak te praktikes se hasur “te mallkuarit” te jene molla e ndarjes/arsyeshmerise.
Hapesira nuk lejon elaborim te metejshem t problemit, i cili edhe pse trivial, nuk do te zgjidhet lehte per shkak te interesave afatgjate te prekura te dikujt. Pa hyrjen ne poret e atyre interesave deshiroj te porosite dicka, edhe njerit edhe tjetrit, edhe Qeverise se RM. Qeveria le te vendos kritere te cilat mund t’i respektoje dhe te cilat do te mund ta mbajne kritiken e opinionit gjate ndarjes disreditive te hollave tatimore-nga kumari. Shikoni ne hulumtimin e e rejtingut dhe indekset e besimit ne sektorin civil te ne. Ose te pakten te konsultohet me dokumentet e veta dhe organizatat e permendura te cilat i sherbejne per deshmimin e avancimit tone drejt UE-se! Organizatat e para (te prekurat) do te duhet te dine se sa gjate do ta mbrojne ate qe e kane fituar, sa dhe sa gjate do ta mbrojne te pamerituaren ose te paberen, aq gjate do te jene deshmitare te varferise se perhershme, lojen dhe shfrytezimin e personave me handikap dhe organizata e veta (pa marre parasysh se per disa individe gjithnje do te ket sa duhet)!
Ndersa te dytet duhet te dine se nuk mund te shpresojne ta detyrojne Qeverine (cila do qofte) e cila me suskes i ka “zaptuar” ata te parit vullnetarisht qe te heqin dore nga ky diskonim diskreditim me aq te holla. Do te duhet te veprohet, zabtohet dhe te deshmohet, jo personalja organizative, por dobia shoqerore e shpenzimit te hollave. Dhe kete do te duhet ta beje cdo organizate nga sfera ku vepron ne kete sektorin tone civil...
Ne te kunderten, do te duhet te pajtohemi me situaten e atij hebejut te vjeter, i cili cdo mbremje lutej para Tempullit te Jehoves qe te fitoje loto, pa paguar para asaj!?
(autori eshte lider i Polio plus organizates se personave me handikap dhe anetar i nje partie politike ne pushtet)
|
|