|
ONLINE ВЕРЗИЈА |
|
ПЕЧАТЕНА ВЕРЗИЈА |
|
Vendet ballkanike ne anketen globale per gjenden e shoqerise civile
Shoqeria civile ne Ballkan me pjesemarrje te ulet te qytetareve dhe ndikim te matur Me 23 maj ne kuvendin e shtate te Aleances Boterore per Pjesemarrje Qytetare – CIVIKUS, ne Glasgou, Skoci, u promovua vellimi i pare nga “Anketa globale per gjendjen e shoqerise civile”. Ky botim kishte per qellim ta ngreje vetedijen ne nivel global per rolin, anet e fuqishme dhe dobesite e shoqerise civile neper bote. Ne kete publikim jane perfshire rezymete nga raportet nga Indeksi per shoqerine civile per 44 shtete. Indeksi per shoqerine civile eshte projekt hulumtues, qe ne vendet te cilat marrin pjese u zbatua me metodologji te njejte nga ana e partnereve nacional te CIVIKUS. Ky hulumtim e vlereson gjendjen e shoqerise civile nga aspekti i struktures se vet, rrethines ku vepron, vlerat qe i praktikon dhe i promovon dhe ndikimin qe e realizon ne nivel shoqeror.
Ne kete publikim ne 10 faqe eshte perfshire edhe rezymeja e raportit per Maqedonine eshte pergatitur nga Qendra Maqedonase per Bashkepunim Nderkombetar . Perfshirja e raportit per Maqedonine ne kete publikim mundeson krahasim te gjendjeve dhe nivelin e zhvillimit te shoqerise civile ne Maqedoni me ate ne shtetet nga gjithe bota – te zhvilluara, ne zhvillim dhe te pazhvilluara, shtete me demokraci ne zhvillim dhe shtete me tradite te gjate dhe histori te shoqerise demokratike dhe qytetare. Megjithate, per fillim me adekuate eshte krahasimin ta bejme me rrethimin e drejtperdrejte. Krahas Maqedonise, nga vendet ballkanike ne kete hulumtim jane perfshire: Bullgaria, Greqia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi. Krahasimin e rezultateve per kete vende tregon shume ngjashmeri, por edhe disa vecori karakteristike. Historia e shoqerise civile ne Ballkan
Nga perspektiva historike, shoqeria civile ne vendet ballkanike shenon zhvillim shume te ngjashem, vecanerisht ne ato qe dolen nga RSFJ. Shoqeria moderne civile ne Ballkan fillon kryesisht te zhvillohet nga fundi i shekullit nentembedhjete me paraqitjen e organizatave te para bamirese, letrare dhe kulturore. Ne Slloveni dhe ne Kroaci rol te rendesishem ka luajtur Kisha katolike qe ka nxitur aktivitete humanitare edhe me pare. Pas Luftes se Dyte Boterore, me krijimin e vendeve socialiste, autoritetet e tyre e perjetojne shoqerine civile si kercenim, i kufizojne aktivitetet vullnetare dhe i vene organizatat qytetare nen kontroll te partive komuniste. Ne kete periudhe format themelore te shoqerimit ne keto vende jane asociacionet sportive dhe kulturore. Ne Greqi, kjo periudhe karakterizohet me luften qytetare (1946-1949), ndersa me vone edhe diktatura ushtarake (1967-1974), gjate se ciles organizatat qytetare jane te ndjekura nga afer nga shteti, ndersa aktivitetet e tyre jane te kufizuara, duke perfshire edhe arrestimet dhe vrasjet e aktivisteve, intelektualeve dhe studenteve.
Me renien e qeverive socialiste dhe pas shkaterrimit te Jugosllavise, ne Rumani, ne Bullgari dhe ne vendet e porsaformuara nga fundi i viteve 1980 dhe ne fillim te viteve ’90 filloi zhvillimi me intensiv i organizatave qytetare. Udheheqes jane levizjet ekologjike, te cilat per shembull ne Bullgari luajten rol te rendesishem edhe ne renien e regjimit socialist. Me vone paraqiten edhe forma te tjera te organizatave qytetare. Shume prej tyre ne hapesirat e ish-Jugosllavise ishin pergjigje lufterave, krizave te refugjateve dhe trazirave sociale.
Periudha e tranzicionit ne shumicen e vendeve postkomuniste ne Ballkan eshte e percjelle me ngjarje intensive politike dhe ndryshime ne qeverite qe patjeter u reflektuan edhe mbi organizatat qytetare, e vecanerisht mbi raportet e tyre me qeverine. Diku kjo nenkupton edhe sfida dramatike per demokracine dhe shoqerine civile (per shembull Serbia pas atentatit mbi kryeministrin Gjingjiq).
Greqia me anetaresimin ne UE ne vitin 1981, duke iu falenderuar kornizave politike te imponuara nga UE, krijon mundesi per forcimin e shoqerise civile dhe ndikimin e tij, vecanerisht ne fushat e antikorrupsionit, mjedisit jetesor dhe pergjegjesine sociale. Megjithate edhe krahas zhvillimit intensiv ne tridhjete vitet e fundit, shoqeria civile greke eshte me pak e zhvilluar se sa ne vendet tjera te Evropes Perendimore. Edhe Sllovenia, edhe Bullgaria dhe Rumania me hyrjen ne UE krijojne kornize me te mire per shoqerine civile, qe akoma nuk eshte shfrytezuar plotesisht.
Diagrami i shoqerise civile
Rezultatet e pergjithshme per kater dimensionet e hulumtuara (karakteristika) te shoqerise civile: struktura, rrethina, vlerat dhe ndikimi per secilin vend jane dhene si shume e pergjithshme dhe mund te vizuelizohet ne diagram.
Struktura e shoqerise civile ne Ballkan
Raportet per vendet e Ballkanit ne raport me strukturen e shoqerise civile tregojne se karakteristike e pergjithshme per te gjithe eshte niveli i ulet i pjesemarrjes se qytetareve ne aktivitetet e organizatave qytetare dhe pak organizata mund te lavderohen me pjesemarrje te gjere (perjashtim jane sindikatat, disa shoqata humanitare, ekologjike dhe te grave).
Nje pakice e vogel e qytetareve, qe levize nga 8% ne Greqi deri me 35% ne Kroaci, jane anetare te organizatave qytetare, me perjashtim te Sllovenise me 66% dhe Serbi 47%. Nje pjese e organizatave jane krijuar dhe udhehiqen nga prioritete te donatoreve, ne vend te mbeshteten ne mobilizimin e qytetareve, per cka edhe nuk kane arritur te fitojne mbeshtetje te gjere nga opinioni. Si pasoje e kesaj eshte se aktivitetet e organizatave qytetare perfundojne me informim dhe sigurim t mbeshtetjes se qytetareve, pa i forcuar dhe nxitur sa duhet qe te jene aktive.
Karakteristike tjeter e perbashket eshte distribuomi i pabalancuar gjeografik dhe perfaqesimi i pamjaftueshem i grupeve te margjinalizuara. Shumica e organizatave jane te bazuara ne rajone te zhvilluara urbane, e disa grupe t margjinalizuara, sic jane pakicat etnike dhe religjioze dhe te varfrit mbeten te pa perfaqesuar sa duhet, vecanerisht ne udheheqesit e organizatave. Resurset financiare organizatat ne te gjitha vendet kryesisht i sigurojne nga donatore, derisa mbeshtetja nga shteti dhe nga biznes sektori eshte minimale. Perjashtim eshte Greqia ku nje e treta e mjeteve sigurohen nga shteti.
Rrethina ku veprojne organizatat qytetare ne Ballkan
Niveli i ulet i besimit eshte karakteristike per rrethimin e organizatave qytetare ne Ballkan. Kapitali social eshte po ashtu shume i vogel dhe vetem nje pakice nga qytetaret mendojne se te tjereve mund t’ju besohet. Kjo vecanerisht eshte karakteristike per vendet post komuniste, ku regjimi socialist ka kontribuar qe besimi te shkoje ne drejtim te familjes dhe miqve te afert. Konteksti socio-ekonomik eshte i volitshem per shumicen e vendeve, me perjashtim te Maqedonise, ku akoma ndjehen pasojat negative nga konflikti i armatosur ne vitin 2001 dhe ku ne krahasim me vendet tjera akoma ekziston nivel relativisht i larte i varferise. Shoqeria civile eshte nen ndikim te mungeses ose kufizimit te procesit te decentralizimit nga pushteti qendror drejt atij lokal, si ne Bullgari, Kroaci, Rumani dhe Maqedoni.
Vlerat e shoqerise civile ne Ballkan
Vlerat kryesore te cilat i promovojne dhe i praktikojne organizatat qytetare ne Ballkan jane jo dhuna, toleranca dhe kujdesi per ambientin jetesor. Transparenca eshte vlera me pak e praktikuar dhe e promovuar. Kjo ne mase te madhe ka te beje me perhapjen e mendimit te opinionit ne keto vende se korrupsioni eshte prezent ne te gjithe sektoret, duke perfshire edhe shoqerine civile. Mungesa e transparences e sjell ne pyetje rolin e organizatave qytetare si aktore nga t cilet pritet te jene udheheqes ne luften kunder ketij fenomeni dhe promotor te vlerave qytetare dhe pergjegjesise.
Ndikimin qe e bejne organizatat qytetare ne Ballkan
Ndikimi i organizatave qytetare mbi proceset e miratimit te vendimeve dhe zbatimi i politikave ne shumicen e vendeve ballkanike eshte fokusuar ne nje sere ceshtje sociale, si dhenia e sherbimeve sociale, mbrojtja e femijeve (per shembull Rumania), mbrojtja e grave (per shembull Maqedoni). Por, kur behet fjale per vezhgimin e punes se qeverive dhe kerkesa per pergjegjesi per ceshtje te tjera te gjera, doli se organizatat qytetare be ze gjitha vendet kane kapacitete mjaft te ulet. Shembull i tille eshte procesi buxhetor nacional, ku shume pak organizata i prezantojne qendrimet e tyre. Njekohesisht shume organizatave u mungojne resurse per kete qellim, para se gjithash kapacitete hulumtuese per vezhgim te proceseve buxhetore dhe kapacitete per avokim.
Vleresimi per shumicen e vendeve flet edhe per ndikim te kufizuar shoqeror, qe organizatat e realizojne me forcimin e qytetareve dhe plotesimin e nevojave te tyre sociale, para se gjithash te grupeve te margjinalizuara.
Suncica Sazdovska Udheheqese e Departamentit per shoqeri civile dhe demokraci ne QMBN
|
|
|
|
Крај на почетокотТоа што треба да го изнесам во овој простор, не е вообичаениот став , туку коментар за последниот број на „Граѓански свет” во оваа форма.
|  |
Кампањата “Учиме за ЕУ”
Прашањето за уставното име на Македонија го засени интересот за УнијатаШто е Европска Унија? Кои се земјите членки на ЕУ? Која е целта на проширувањето на ЕУ? Кои се симболите и химната на ЕУ? Зошто е создадена Европската Унија? Ова се некои од прашањата кои им се поставуваат на основците и средношколците од 102 училишта во земјава, како дел од кампањата “Учиме за ЕУ”, којашто ја реализираат Секретаријатот за европски прашања во Владата и Министерството за образование и наука. |  |
Реализирана најголемата еколошка акција кај нас
Македонија засади над два милиони саднициНад 2 милиони садници засадени во еден ден е апсолутниот рекорд кој го постигнаа граѓаните на Македонија на 12 март, Денот на дрвото. Во граѓанската акција “Ден на дрвото - засади ја својата иднина” учествува околу 200.000 граѓани, вклучувајќи ги и децата од градинките, учениците, студентите и дипломатите. Граѓанската акција за пошумување на Македонија од самиот почеток ја иницира еден од нашите најпознати уметници, оперскиот пејач Борис Трајанов, а вклучени беа и близу 170 познати имиња од јавниот живот, меѓу кои и Калиопи, Каролина Гочева, Индира Кастратовиќ, Бубо Каров и други. |  |
Катерина Хаџи-Мицева
Кодекси на добро однесувањеКодексот на добро однесување се дефинира[1] како доброволен договор помеѓу неколку организации со заеднички интерес, за одредени принципи или стандарди на однесување, коишто даваат насоки, или пак се обврзувачки за организациите, развиен преку заедничко учество и соработка во донесувањето. Бидејќи кодексот е механизам кој се донесува доброволно и е вид на саморегулирање, начинот на неговото спроведување мора однапред да биде одреден и механизмите треба да бидат вградени во кодексот |  |
Граѓанска организација Англунипе - Тетово
Факултативната настава на ромски јазик - препознатлива активностГраѓанската организација „Англунипе” од Тетово дејствува во областа на развојот на образованието на ромската популација и на човековите и материјалните ресурси на Ромите во земјава. Се залага за вклучување на Ромите во институциите на системот, за надминување на проблемите на заедницата на локално и на национално ниво. Освен програми за образование, спроведува и програми за развој на економските ресурси и за унапредување на правата на децата Роми и на жената Ромка |  |
Донација
Нов парк од Космофон за штитениците на заводот во Демир КапијаСпецијалниот завод за лицата со посебни потреби во Демир Капија доби нов спортско-рекреативен парк, донација од компанијата Космофон. Паркот е изграден во дворот на заводот на површина од 280 метри квадратни. Неговите штитеници ќе можат да се рекреираат на игралишта за ракомет и мал фудбал, во посебниот дел со нишалки, патеки од павер-елементи и фонтана, а целата околина е засадена со зеленило |  |
Проект на Биосфера од Битола
Уреден дворот на Домот за доенчиња и мали децаВо изминатите седум месеци Центарот за едукација и заштита на животната средина и природата Биосфера од Битола работи на проектот “Со љубов за нашите деца”, чија цел е прибирање средства од локални извори за просторно уредување на дворот на Домот за доенчиња и мали деца во Битола |  |
|
|